POLITIKË /

"Çdo gjë, përveç bojkotit", çfarë pritet të vazhdim nga opozita? Boçi: Nëse duan luftë, atë do marrin

Ish-deputeti la të kuptohet se opozita nuk do të bojkotojë komisionet dhe seancat, por do të jetë aty për të shprehur revoltën.

Shkruar nga Versus
"Çdo gjë, përveç bojkotit", çfarë
Ish-deputeti, Luçiano Boçi

Partia Demokratike riktheu dje kosin në Kuvend duke penguar vijimin normal të seancës pasi kryeparlamentarja Elisa Spiropali lexoi shkresën e prokurorisë për arrestimin e Ervin Salianji dhe më pas shpalli vacant vendin e tij.

Situata u rëndua dhe përshkallëzoi deri në djegien e karrigeve të cilat u nxorrën jashtë Kuvendit. Sa i takon këtij aksioni opozitar, ish-deputeti Luçiano Boçi i ftuar në Opinion deklaroi se opozita do të përshkallëzojë aksionin duke shkuar deri në mosbindje civile por theksoi se nuk do të kishte bojkot.

“U gjet simbolika e duhur, por nuk është ky standardi. Do përshkallëzohet…Përjashto bojkotin, të gjitha janë të mundshme. Nëse ka luftë, do marrin luftë! Ajo që prevalon është lufta për ekzistencë politike, me aksion politik. Zgjedhjet grabiten dhe nëpërmjet aksionit dhe mosbindjes civile synohet ngritja e qeverisë teknike. Rama ka shpallur luftë dhe kërkon të eliminojë opozitën. Të burgosësh një deputet pa vepër, fakt e provë penale…Ne jemi në kufijtë e absurdit!”- tha Boçi. 

Në seancën e ditës së djeshme, pati përplasje të shumta mes deputetëve. Ligjvënësit e PD, hodhën sende drejt ministrave dhe kryeparlamentares Elisa Spiropali në revoltë për dënimin dhe arrestimin e Ervin Salianjit, i cili që nga dje është ish-deputet i PD. Versus.al

Poll