POLITIKË /

“Do na hidhen në fyt “flamingot”, do thonë patronazhistë”/ Rama ironizon protestuesit me legjendën e Rozafës në Shkodër

Duke iu referuar flamingos, simbolikës së protestave, Rama ironizoi protestuesit duke thënë se ata do të akuzojnë pjesëmarrësit në tubimin e PS në Shkodër se janë patronazhistë.

Shkruar nga Versus

“Do na hidhen në fyt “flamingot”, do thonë

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e  mbajtur gjatë takimit në Shkodër, u ndal dhe tek zhvillimet në Tiranë ku vijon protesta e 9-të kundër qeverisë.

Duke iu referuar flamingos, simbolikës së protestave, Rama ironizoi protestuesit duke thënë se ata do të akuzojnë pjesëmarrësit në tubimin e PS në Shkodër se janë patronazhistë.

"Do na hidhen në fyt menjëherë flamingot dhe do thonë patronazhistë, administrata janë mbledhur atje me zor të madh, por unë ju falenderoj shumë dhe ju çmoj shumë, për mundimin për t’u ngjitur deri këtu së bashku, një ngjitje që ka qenë jo e lehtë dhe duke marrë parasysh nga nisën ata që kanë themeluar PS, dhe ata që morën guximin në Shkodër ta çelin degën e PS, nuk kemi arsye të qahemi nga vështirësitë, por i kemi të gjitha arsye për t’u ngjitur dhe për ta ngjitur Shqipërinë në majën ku na kanë lënë rilindasit dhe ku ia kemi borxh fëmijëve tanë, në BE.

Rama vijoi duke përmendur kalanë e Rozafës, tha se sot pikërisht ky takim na lidh në të sotmen, në atë që është edhe legjenda e kësaj kalaje, legjenda e atyre që përpiqeshin të ndërtonin ditën dhe atyre që e prishte natën.

"Ishin vëllezër dhe ajo legjendë në fakt ka reflektuar në vazhdimësi me jetën shqiptare shekull pas shekulli, edhe në letra të shkruara nga mendjet e mëdha që nga Fishta te Konica, të cilët e kanë pasur të pamundur mos ta lënë edhe me shkrim që halli më i madh i shqiptarit i vjen nga shqiptari. Lajmi i mirë për ne është që shumica e shqiptarëve tanimë është shumë e qartë dhe e vendosur për të çuar deri në fund këtë mision historik që fati e ka sjellë në dorën tonë dhe detyra jonë është që ta çojmë deri në fund”, u shpreh Rama.Versus.al

Poll