POLITIKË /

“Njëra me bikini me lidhëse foto nga Parisi e Dubai, tjetra shiste kremra e fliste për flamingo”, Rama sërish sulme blogerave dhe influencerave

Në fjalën e mbajtur para socialistëve në Shkodër, Rama duke ironizuar figura të njohura, përmendi njërën që postonte foto nga kryeqytete të ndryshme të botës dhe kërkonte plazh të virgjër në Shqipëri

Shkruar nga Versus

“Njëra me bikini me lidhëse foto nga Parisi e Dubai, tjetra

Kryeministri Edi Rama nuk ka ndalur sulmet ndaj blogerave dhe influencerave që kanë reaguar për projektin turistik të Zvërnecit.

Në fjalën e mbajtur para socialistëve në Shkodër, Rama duke ironizuar figura të njohura, përmendi njërën që postonte foto nga kryeqytete të ndryshme të botës dhe kërkonte plazh të virgjër në Shqipëri.

Ndërsa një tjetër shiste kremra dhe fliste për projektin.

Sipas Ramës, këto bëhen për më shumë like në rrjetet sociale.

“Njëra me bikini me lidhëse foto nga Parisi e Dubai, tjetra

Kishte ikur njëra tek kulla Eiffel dhe kishte bërë një foto ku dukej 3 herë më e gjatë se unë. Dhe thoshte shyqyr u hap koha në Paris. Në se ti i ke të gjitha mundësitë të shkosh sa në Paris dhe sa në Dubai, ty për hajër të daltë po ti s’ke pse i thua shqiptarëve se i dua komplet të virgjër. Dhe del me atë gjë e lidhur me lidhëse dhe që gjithë këta që I shkojnë pas në protestë, ata thonë se ishalla i zgjidhet lidhësja.

“Kam respekt për të gjithë ata që lyejnë me krem fytyrën por se di cfarë lidhje kishte me projektin”, tha Rama.Versus.al

Poll