Partia Demokratike ka vendosur që primaret për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë të mbahen më 1 mars. Sipas udhëzimit të shpërndarë nga selia blu, drejtuesit politikë të partisë nuk do të marrin pjesë në garë, por do të jenë përgjegjës për menaxhimin e procesit në qarqe, duke garantuar një votim të drejtë dhe pa ndikime.
Kandidatët për primare mund të vetëpropozohen, të propozohen nga anëtarësia ose nga organet qendrore të Partisë Demokratike. Pas votimit, do të kualifikohen vetëm ata që plotësojnë një kuotë minimale, e cila do të varet nga numri i anëtarëve të partisë në secilin qark.
Pasi të përzgjidhen, kandidatët e kualifikuar do të renditen nga kryesia në listën përfundimtare për deputetë. Në këtë renditje do të merret parasysh aktiviteti dhe kontributi politik i kandidatëve, angazhimi në kauzat e opozitës, regjistrimi i emigrantëve si dhe kontributi në çështje të ndryshme shoqërore. /Versus.al/







