POLITIKË /

Dorëheqja e kryebashkiakut të Vlorës, Rama: Më i miri mes drejtorëve pa fe e atdhe

Sipas Ramës, dorëheqja e Ermal Dredhës, tregoi se ky i fundit e do Vlorën.

Shkruar nga Versus
Dorëheqja e kryebashkiakut të Vlorës, Rama: Më i miri mes
Ermal Dredha, ish-kryebashkiak i Vlores

Pas dorëheqjes së Ermal Dredhës nga posti i kreut të bashkisë së Vlorës, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar atë si më të mirin në situatën e krijuar në institucionin vendor që sipas tij ishte kthyer në një “fole” për drejtorët e papërgjegjshëm.

“Kënaqësi labe e mbinkarkuar me re në pantallonat e pushtetit. Dembelizëm dhe karshillëk ndaj popullit të Vlorës e një sërë njerëzish pa fe e atdhe, pa din e iman me mandatin e drejtorit. Të tërë hipur mbi shpatullat e qeverisë, në kuptimin që qeveria investo e këta shkele me këmbë, hipur si pasagjerë autobusi. Dua të bëj të qartë që e gjithë kjo situatë do ishte gabim i madh sikur të lidhej me kryebashkiakun i cili në gjithë këtë situatë është më i miri.  Dorëheqja e tij pas bisedave që kemi bërë bashkarisht është treguesi i një njeriu që e do Vlorën”- tha Rama. Versus.al

Poll