POLITIKË /

Dy gëzime në një ditë, Berisha feston sot datën e veçantë

Shkruar nga Versus

Dy gëzime në një ditë, Berisha feston sot datën e

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha feston sot 54 vjetorin e martesës me bashkëshorten e tij Liri Berisha. Por me anë të një postimi në rrjetet sociale, bashkangjitur me foton e tij dhe të Liri Berishës në rininë e tyre, Berisha thotë se ka festë të dyfishtë pasi sot bashkëshortja e tij feston ditëlindjen.

“Sot ditë e veçantë për familjen tonë! Miq, 5 korriku është dita e dy festave tona familjare.  Së pari sot është ditëlindja e Lilit që çdo vit është kryeditëlindja, apo ditëlindja për të cilën flitet dhe që festohet më shumë në familjen tonë.

Por sot kemi dhe ditëlindjen martesës, e udhëtimit tonë të përbashkët 54 vjeçar. Ndaj dhe mirënjohja e pakufishme e imja dhe e femijëve është për Lilin e cila me dashurinë, përkushtimin, mirësitë, sakrificat e saj ka qenë si një hyjni e vërtetë tokësore e jetës tonë. Gëzuar Lili, dhe me vullnetin e Zotit, edhe shumë e shumë vite të tjera me të gjithë ne së bashku!”- shkruan Berisha në rrjetet sociale. Versus.al

Poll