
Vizita ‘rrufe’ e kryeministrit Edi Rama në bashkinë e Vlorës që solli më pas dorëheqjen e 20 drejtorëve, është mbështetur edhe nga deputeti aktual Petro Koçi i cili nuk do të jetë në legjislaturën e ardhshme të Kuvendit.
Duke e nisur me qëndrimin e tij të qartë kundër drejtorëve që i quan ‘arrogantë”, Koçi shprehet se mezi e kishte pritur këtë aksion dhe thekson se duhet të shtrihet edhe në bashkinë e Fierit.
Në një shkrim të gjatë në rrjetet sociale deputeti tregon prapaskenat kundër tij në bashkinë e Fierit pasi ai ishte caktuar më parë drejtues politik, ndërsa nënvizoi nevojën e shtritjes së këtij aksioni edhe në bashkinë që njihet si “kryebastioni” i socialistëve.
Reagimi i plotë:
Mezi e kam pritur këtë ofensivë ndaj Republikës se Drejtorëve. Janë ndërruar dhjetëra ministra e deputetë, por jo drejtorët. Mbeten po ata!
Arrogantë, mospërfilles dhe shpesh të korruptuar.
Në shtator 2020 kur fillova detyrën e Kryetarit të PS Fier godita fort administraten në vartësi vendore dhe qëndrore.
Disa të korruptuar politikë u perpoqën ta perkthejnë këtë qendrim thuajse të përditshëm si përcarje.
Por rezultati u duk në zgjedhjet e 2021 kur Fieri, ndryshe nga njesitë e tjera të qarkut që u zhyten në rënie të qartë mori nje rezultat që ruajti votat e 2017 ës, nëse llogarisim sigurisht votat e shumta të pavlefshme për shkak te fletëve ngatërruese të votimit.
Ky rezultat kur ne kishim në dore vetem celësat e kashtës dëshmoi se populli kërkonte drejtësi dhe shërbim. Shumë vetë mendonin se më kishte derguar Edi Rama pikërisht per të goditur korrupsionin, prandaj edhe na votëbesuan fort.
Por përcaresit e vërtetë e te korruptuar të PS nuk ndenjën duarkryq. Filluan një gjueti shtrigash ndaj kujtdo që mbeshteste hapur kritikat e mia politike ndaj korrupsionit në administratë.
Nuk qe e lejueshme që Kryetarit të PS ti behej like sepse perndryshe e pesoje. Në një rast hoqën nga puna një pastruese e cila me pafajësi politike klikonte like jo vetëm te pushtetaret vendore ,por edhe te Kryetari i PS. U desh Erion Braçe që hallexhesha në fjalë të rregullohej diku tjetër.
Historia pastaj u shëmtua pas zgjedhjeve kur në një qendrim publik denoncova skemën me te cilën të fortët e Fierit kapnin financat publike në tenderat e prokurimet e enteve shtetërore ne territorin tonë.
Kryetarët e PS të Njesive Administrative u urdhëruan që të mos vinin ne mbledhjen e rradhes që thirrej rregullisht prej meje. Vetëm 2 prej tyre nuk iu pergjigjën urdherit të korrupsionit. Supozohej naivisht që ky akt më dëmtonte mua. Ne fakt ky që një akt i rëndë që godiste partinë së brendshmi.
Në atë kohe nuk e bëra publik por kërkova që të nderhyhej fort nga lart. Di që Kryetari Rama reagoi ndaj autoreve të ngjarjes politike kur kishte mare vesh më vonë atë akt pacavureje.
Lufta ndaj korrupsionit e bashkon partinë, e pastron dhe e bën me te besueshme për publikun. Mbrojtja e tij e dobëson fuqinë morale të saj dhe ja ul legjitimitetin. Mjafton të përmend aferen 5 D.
Fatkeqesisht ka edhe sot nga keta "socialistët" e pasuruar ndër vite që vijojnë ta quajnë luftën ndaj korrupsionit si përcarje që dëmton unitetin.
Prandaj e mbështes fort këtë nisme të Edi Rames.
Edhe Fieri mezi e pret. Që ta heqe qafe edhe njollën e numërimit të kompromentuar të votave preferenciale për kandidatët, këtë shemti të politikës aq të vjeter sa vetë prostitucioni. Versus.al







