POLITIKË /

Dy interpelanca për të njëjtën çështje, Koçiu përballet sot me deputetët e PD! Çfarë pritet sot në Kuvend (Rendi i ditës)

Pjesë e rëndësishme e rendit të ditës do të jetë edhe votimi për plotësimin e vakancave në KLGJ dhe KLP.

Shkruar nga Versus

Dy interpelanca për të njëjtën çështje,

Në seancën e sotme plenare të Kuvendit janë planifikuar në rend dite dy interpelanca për t’u zhvilluar me ministren e Shëndetësisë Albana Koçiu për skandalin e mjekëve të Onkologjikut. Kërkesa e parë për interpelancë është dorëzuar nga një grup deputetësh të PD, ndërsa fill pas saj do të mbahet edhe interpelanca e kërkuar nga vetë deputeti demokrat Arbi Agalliu.

Skandali në spitalin e Onkologjikut ka dominuar çështjet e diskutuara në Kuvend në javën e fundit, ku deputetët demokratë i kërkuan Koçiut të jepte dorëheqjen duke e akuzuar si përgjegjëse për skandalin që minon besimin e qytetarëve tek mjekët.

Më pas katër intstitucione do të raportojnë veprimtarinë e tyre vjetore, konkretisht KQZ, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Në përfundim të raportimeve, në seancë plenare do të kalojnë për votim plotësimi i vakancave në KLGJ e KLP dhe disa projektvendime të qeverisë. (Dokumenti i plotë i rendit të ditës) Versus.al

 

Poll