
Me kërkesë të 10 deputetëve të Partisë Socialiste, është marrë vendimi për përjashtimin e Agron Shehajt për 20 ditë nga seancat plenare.
Kreu i Partisë Mundësia gjatë seancës së mbajtur ditën e hënë për raportimin e problematikave të qytetarëve, ngriti shqetësimin e banorëve të Rrjollit të cilët prej më shumë se 1 muaji po dhunohen nga policia teksa protestojnë për të mbrojtur pronat e tyre nga biznesmeni Bashkim Ulaj i cili po ndërton një resort turistik aty.
Shehaj kishte sjellë në Kuvend foto nga përplasja e banorëve me policinë të cilat ua paraqiti edhe deputetëve të PS. Këta të fundit zgjodhën të injoronin dhe kërkuan përjashtimin e tij nga salla. Versus.al

