Duke iu përgjigjur komentuesve të deklaratës që bëri dje në takimin me punonjësit e bashkisë Tiranë, kryeministri Edi Rama u shpreh se po të mos kishte qenë për të, kryeqyteti do të mbetej njësoj siç kishte qenë vite më parë.
Pavarësisht se komentuesit i kërkuan që të mos përpiqej të zmadhonte ndryshimin e bërë, Rama tha se gjatë kohës kur PD mori drejtimin e bashkisë në kohën kur Lulzim Basha u bë kryetar, kryeqyteti mbeti pa zhvillim madje edhe sahati në qendër nuk punonte.
“Nuk më kanë vënë njerëzit të dridhja zinxhirët, por ka një pyetje ndaj së cilës duhesh të përgjigjesh: pse u desh të vija unë? Se edhe të tjerët nuk është se i kishin vënë aty të dridhnin zinxhirët. Unë vërtet nuk e kam ulur qiellin në tokë, por Tiranën nga varri e kam ngritur. Pse kur Tiranën e mori me dhunë këneta ajo ngeci? Dhe as sahati i Tiranës nuk punonte”- tha Rama mes të tjerash. Versus.al








