POLITIKË /

“Nuk ka bir kur*e të më thotë mua që ke marrë lekë”, Kryeministri: Kam bërë edhe unë "korrupsion" për të pastruar Lanën

Nga aktiviteti në zemër të Tiranës, kreu i qeverisë mohon të ketë pasur apo të ketë marra para nga ndërtuesit në këmbim të një vlere të caktuar monentare.

Shkruar nga Versus

“Nuk ka bir kur*e të më thotë mua që ke marrë

Kryeministri Rama ju është përgjigjur akuzave për marrjen e rryshfeteve për lejet e ndërtimeve në kryeqytet. Nga aktiviteti në zemër të Tiranës, kreu i qeverisë mohon të ketë pasur apo të ketë marra para nga ndërtuesit në këmbim të një vlere të caktuar monentare.

“E kam bërë këtë shumë here madje, por ata që dje në çdo pallat të ri shikonin përqindje për leje ndërtimi dhe kur u thash që s’ka bir k*rve dhe nënë që të dali dhe të thotë mua që me ka marrë lekë, më nxorën një burrë që më ka kërkuar falje 34 herë dhe unë e kam falur 38 herë por ai vazhdon me kërkon falje….” tha Kryeministri.

Po ashtu ai nuk ndali as thumbat ndaj medieve dhe gazetarëve shqiptarë, të cilët i ka akuzuar për lajme të pavërteta.

“As nga gazetarët nuk dëgjova kurrë, meqë po merret gjithë kjo para, çfarë është kjo taksë e bashkisë?”, u shpreh Rama.

Më tej Kryeministri shpjegoi sesi taksa e paguar për ndërtimet në Tiranë i ka shërbyer qytetarëve. Në fjalën e tij Rama tregoi se në kohën kur ishte në Krye të Bashkisë ai ju kërkoi ndërtuesve që të pastronin Lumin e Lanës, në këmbim të marrjes së lejes për ndërtimet e tyre.

"Nuk ua rrok truri se mund të ekzistojnë njerëz që nuk marrin lekë për leje ndërtimi por ama u kërkojnë bizneseve pemë për leje ndërtimi. Ato ndërtimet që u prishën në Lanë atëherë,  e dini si janë prishur dhe si është pastruar një sasi rrënojash që kapi volumin 138 mijë ton beton?

Janë prishur me korrupsion! Kam bërë unë korrupsion. I kam thirrur ndërtuesit në zyrë dhe u kam thënë ‘ore naj lek për lejen e ndërtimit keni dhënë, më thanë jo, jo, jo…  por mirë më dini budalla mua që merrni leje ju dhe nuk jepni asgjë? Atëherë i thash ka ardhur koha që t’i paguani ryshfetin qytetarëve të Tiranës’, ua ndava me çova segmentin e Lanës dhe u thash ‘merrni buldozerët tuaj, naftën tuaj dhe shkoni prishini se për ndryshe nuk merrni më leje ndërtimi".

 /Versus.al/

Tags:

rama

Poll