POLITIKË /

'Askush s'mund t’i vendosë kushte PL-së', dorëheqja e Demirajt, reagon zyra e shtypit: S’është zgjedhur kurrë kryetare

Shkruar nga Versus

'Askush s'mund t’i vendosë kushte PL-së',

Zëdhënësja e Partisë se Lirisë, Jesmira Memelli ka reaguar pas deklaratës së kryetares së Lëvizjes së Gruas për Integrim Esmeralda Demiraj, se ka dhënë dorëheqjen nga posti dhe funksionet që mban në këtë parti.

Përmes një deklarate të publikuar në rrjetet sociale, Memelli thotë se Demiraj asnjëherë nuk ka qenë e zgjedhur Kryetare e Lëvizjes së Gruas për Integrim, “por e komanduar në këtë detyrë me kërkesën dhe insistimin e vazhdueshëm të saj”.

Memelli shprehet se Partia e Lirisë e ka zgjedhur emrin me të cilin do të përfaqësohet në qarkun e Fierit dhe ajo është Brunilda Haxhiu.

“Askush nuk mund t’i vendosë kushte Partisë së Lirisë, sidomos në këtë situatë të jashtëzakonshme, që nëse nuk është kandidat/e për deputet/e largohem nga partia.

Partia e Lirisë ka garantuar përfaqësim të sigurt dhe dinjitoz gjinor, në mënyrën më të drejtë, sipas Statutit të saj, 50% – 50% dhe do të përfaqësohet në mënyrë shumë dinjitoze në Qarkun e Fierit, me një kandidaturë autoktone, Znj. Brunilda Haxhiu, Zv/Sekretare e Përgjithshme dhe Sekretare për Familjen dhe Kundër Shpopullimit.

Shprehim besimin se Qarku i Fierit, ndaj të cilit kemi shumë detyrime, do të mbështesë masivisht Znj. Brundila Haxhiu, si dhe një kandidaturë nga lista e hapur, propozuar nga Partia e Lirisë”, thuhet në reagim.

Poll