
Largimin e kryetarit të Partisë Aleanca Maqedonase për Integrim Europian nga koalicioni “Shqipëria Madhështore” për të kaluar në kampin e Partisë Socialiste, Sali Berisha e ka cilësuar tradhti.
Në një prononim për gazetarët para nisjes së mbledhjes së Kryesisë në selinë blu, kreu i PD-së tha; “Sa është i vjetër njeriu është edhe tradhtia”.
Partia ‘Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian’ dorëzoi sot në KQZ kërkesën për t’u larguar nga koalicioni opozitar i kryesuar nga kryedemokrati Sali Berisha.
Në kërkesë thuhej se Partia Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian (AMIE) njofton tërheqjen nga koalicioni zgjedhor "Partia Demokratike - Aleanca për Shqipërinë Madhështore", për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë të datës 11 maj 2025.
Kryetari i kësaj partie Vasil Sterjovski kishte kërkuar që të ishte pjesë e listave të PD-së në Korçë në listën e mbyllur, por kjo nuk është pranuar nga Sali Berisha./Versus.al







