Deputeti i PS-së, Eduart Shalsi, njëkohësisht kreu politik për qarkun e Kukësit në zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, prezantoi listën me emrat e kandidatëve të listës së hapur dhe të mbyllur.
Në listën e mbyllur ndodhet vetëm emri i Shalsit, pasi Kukësi ka vetëm 3 mandate deputetësh, teksa ai prezantoi 4 emra.
Bie në sy përfshirja në listën e hapur e ish-deputetit të PD-së, Alban Zeneli, në legjislaturat 2013-2017 dhe 2019-2021, me profesion ushtarak.
Gjithashtu bie në sy edhe emri i Ali Hallaçit, myftiut të Kukësit, njëkohësisht ish-diplomat dhe ish-prefekt i Kukësit. E fundit në listë është Aristogena Poga (Geca), kryetarja e FRESH-it në Has.
Lista e PS për qarkun e Kukësit:
Lista e mbyllur:
-Eduart Shalsi, kreu politik i qarkut
Lista e hapur:
-Ali Hallaçi, myftiu i Kukësit, ish-prefekt dhe ish-diplomat
-Aristogena Poga (Geca), Has, kryetare e FRESH-it, platforma e PS
-Alban Zeneli, ish-deputet i PD-së, ushtarak, Polici







