POLITIKË /

Partia e Lirisë zbulon emrin e kandidatës në listën e mbyllur të Fierit

Zyrtarizimi i kandidaturës së saj do të bëhet në mbledhjen e strukturave të PD.

Shkruar nga Versus

Partia e Lirisë zbulon emrin e kandidatës në listën e

Partia e Lirisë konfirmon se në vend të kryetarit të tyre, Ilir Meta, i cili zgjodhi të garojë në listën e hapur të Tiranës, në Fier do të jetë kandidate në listën e mbyllur të koalicionit “PD-Shqipëria Madhështore”, Brunilda Haxhiu.

Zyrtarizimi i kandidaturës së saj do të bëhet në mbledhjen e strukturave të PD.

“Partia e Lirisë ka garantuar përfaqësim të sigurt dhe dinjitoz gjinor, në mënyrën më të drejtë, sipas Statutit të saj, 50% - 50% dhe do të përfaqësohet në mënyrë shumë dinjitoze në Qarkun e Fierit, me një kandidaturë autoktone, Znj. Brunilda Haxhiu, Zv/Sekretare e Përgjithshme dhe Sekretare për Familjen dhe Kundër Shpopullimit.

Shprehim besimin se Qarku i Fierit, ndaj të cilit kemi shumë detyrime, do të mbështesë masivisht Znj. Brundila Haxhiu, si dhe një kandidaturë nga lista e hapur, propozuar nga Partia e Lirisë”, thuhet në deklaratën e PL.

Poll