Detaje të reja janë zbuluar teksa pritet lista përfundimtare e e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit.
Kandidatët në listën e mbyllur të PS për Durrësin janë Klodjana Spahiu, Milva Ekonomi, Skënder Pashaj dhe Etleva Budini. Nuk kanë munguar edhe emra të rinj si Edmond Rrushi dhe Ani Dyrmishi.
Ndërsa në Vlorë në listën e mbyllur janë kandidatë Bledi Çuçi, Pirro Vengu, Anila Denaj, Ardit Bido, Plator Nesturi.
Një tjetër detaj është se Damian Gjiknuri pritet të kandidojë në këtë qark në listën e hapur.







