POLITIKË /

Tabaku dhe Çupi lihen jashtë listës së mbyllur në Tiranë/ Kryeqytetin e kryeson Berisha (EMRAT)

Pak orë përpara përfundimit të afatit, për dërgimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet e 11 Majit, zbardhen emrat e listës së mbyllur të PD në qarkun e Tiranës.

Shkruar nga Versus

Tabaku dhe Çupi lihen jashtë listës së mbyllur në

Pak orë përpara përfundimit të afatit, për dërgimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet e 11 Majit, zbardhen emrat e listës së mbyllur të PD në qarkun e Tiranës. Jorida Tabaku dhe Dhurata Çupi sipas burimeve për Versus.al do të jenë në listë të hapur në Tiranë. Kryeson Berisha në listën e mbyllur në Qarkun e Tiranës, pasuar nga Këlliçi, Vokshi, Noka, Mediu, Topalli, Paloka dhe Blushi.

Qarku Tirane

Sali Berisha

Belind Kellici

Albana Vokshi

Flamur Noka

Fatmir Mediu

Jozefina Topalli

Edi Paloka

Tedi Blushi

Klevis Balliu

Besart Xhaferri

Erisa Xhixho

Mesila Doda. /Versus.al/

Poll