Fotini Derxho, e njohur nga pjesmarrja e saj në reality-show "Big Brother Albania Vip", ka vendosur të provojë fatin në fushën e politikës.
Ajo do të konkurrojë si kandidate për deputete në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke u përfaqësuar në listën e Partisë Mundësia, e Agron Shehajt, në qarkun e Gjirokastrës.
Fotini, nga Lazarati i Gjirokastrës, u bë e njohur në publikun shqiptar pasi mori pjesë dhe fitoi sezonin e 9-të të "Big Brother Albania". Më pas, ajo u kthye për të marrë pjesë edhe në sezonin e dytë të "Big Brother Albania Vip"./Versus.al







