Kryeministri Edi Rama është paraqitur ditën e enjte në ambientet e QSUT ku ka kryer një operacion në hernie, problem të cilin kreu i qeverisë e ka raportuar edhe më herët.
Operimi po bëhet nga doktori Arben Gjata. Ndërhyrja kirurgjikale është bërë për “hernie inguinale”, e njohur ndryshe si heqja e dhjamthit. Kujtojmë se një vit më parë, kryeministri iu nënshtrua një operacioni për heqjen e apandesitit, po në QSUT.
"Kryeministri Edi Rama aktualisht po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale laparoskopike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ekipi mjekësor nën drejtimin e Prof. Dr. Arben Gjata po kryen ndërhyrjen kirurgjikale të hernies inguinale. Pas përfundimit të ndërhyrjes, Kryeministri Rama pritet të kalojë natën e sotme në mjediset spitalore të QSUNT"- thuhet në reagimin e kryeministrisë.
Në gusht, Rama e pati paralajmëruar një ndërhyrje të tillë. Ndërsa mësohet se gjendja e tij shëndetësore është e mirë. Tashmë ndodhet nën kujdesin e mjekëve pas operacionit. Versus.al







