POLITIKË /

Emëtimi i Eurobondit prej 650 milion euro, reagon Rama: Shqipërisë po i besojnë të gjithë!

Emëtimin e eurobondit me vlerë 650 milion euro për Shqipërinë, Kryeministri Rama e cilësoi shumë të suksesshëm, duke e krahasuar ecurinë e vendit tonë edhe me vende të tjera në rajon dhe Europë.

Shkruar nga Versus

Emëtimi i Eurobondit prej 650 milion euro, reagon Rama:

Emëtimin e eurobondit me vlerë 650 milion euro për Shqipërinë, Kryeministri Rama e cilësoi shumë të suksesshëm, duke e krahasuar ecurinë e vendit tonë edhe me vende të tjera në rajon dhe Europë.

“Ky ishte emetimi më i suksesshëm ndonjëherë sa i takon 3 gjërave. Investitorët e huaj ofruan 4.3 herë më shumë se nevoja jonë. Madje gjatë ditës oferta vajti në 5.7 herë më shumë se nevoja jonë.
Ky mbulim është më i larti i regjistruar në vendet e Europës Qëndrore e Lindore nga tetori i 2024.
Së treti normë interesi më të ulët për Shqipërinë sesa vende si Serbia e Rumania për obligacionet 10 vjeçare që kanë reitingun më të lartë se ne për momentin".

Kreu i qeverisë tha se Shqipëria tashmë është në një pozicion të ri në tregjet financiare ndërkombëtare ndërsa nuk la pa përmendur në reagimin e tij edhe opozitën dhe kundërshtarin e tij politik Sali Berisha duke thënë se në 11 maj do të marrë përgjigjen e merituar nga shqiptarët.

"Nuk është vetëm sigurim i likuiditetit me kushte shumë të mira financiare por tregon pozicionimin e ri të Shqipërisë në tregjet ndërkombëtare e tregon besim. Shqipërisë po i besojnë të gjithë. E di që këneta politiko mediatike nuk do i japë fare hapësirën se po ju mban të lidhur pas iluzioneve të bufit të kënetës. Në 11 maj do të mbetet bashkë me zvarranikët dhe amfibët në vaki shembullore elektorale."

Emetimi i këtij eurobondi i konsideruar me pjesëmarrjen më të lartë të investitorëve të huaj për vendin tone,  sipas Ministrisë së Financave siguron likuiditet për nevojat e qeverisë, për financimin e borxheve të kaluara si dhe për mbështetje buxhetore. /Versus.al/

Tags:

eurobond rama

Poll