
Deputetja socialiste dhe njëkohësisht nënkryetari e Kuvendit, Ermonela Felaj i është kundërpërgjigjur akuzave të nënkryetarit të Rithemelimit Gazment Bardhit i cili deklaroi sot se nuk procesi i Vetingut nuk është zbatuar tek Bledar Valikaj (bashkëshorti i Felaj).
Felaj i ka cilësuar si shpifje akuzat e Bardhit.
''Goja të cilës duhet t’i vihet protezë si një masë me dobi për higjenën e veshit, ështe ajo e atij për të cilin kolegët e vet thonë se nuk e ka problem as kur betohet për shpirt të të atit ..
. #Gaz B..meqë paske pyetur sot per familjen time
I keni marrë përgjigjet ti dhe cdo gojë që eshtë shqyer m’u si ti në shpifje ; por meqë vijon të thuash në publik se u ndryshua ligji për statusin e magjistratit për interesa te mi, duhet që publiku ta dijë se ti ishe eksperti i vetëm i grupit tënd në shkurt të vitit 2018 , ai që propozove draftin me parashikimet e reja që janë sot në fuqi dhe në vend të atyre dispozitave që shfuqizoi Gjykata Kushtetuese në ligjin për statusin e magjistratit, përfshirë dhe papajtueshmërinë ambientale . E solle ti, e propozove ti dhe e diskutoi dhe mbështeti në vijim komisioni i ligjeve, në të cilin as nuk bëja pjesë në legjislaturën e kaluar , sikunder më herët kur u zgjodhën trupat e vetingut dhe u konstituan KLP e KLGj s kam oasur as mandat deputeteje qe të votoja kënd sipas mendjes tënde të vogël! Sigurisht ti bëre detyrat që të dha partia jote dhe jo interesat e mia afërmendsh! Por gjuha jote e mbrapshtë lëpin gjithcka që i serviret ose e sheh si ushqim për inferioritetin e vet, ndaj të gjithë atyre që rrugën e jetës dhe të karrierës e kanë ndërtuar vetë, me mund e sakrifica, duke e filluar nga *gaveta sic thotë një shprehje, pa iu servilosur, pa i ndenjur pas xhaketës dikujt dhe natyrisht jo si specialisti/çingija që partia e bëri ministër me gjithsej 3 muaj punë në jetë të vet”,-shkruan Felaj në rrjetin social “Facebook”.







