POLITIKË /

FOTO/ I veshur sportiv me dosje në dorë, Rama mbërrin në mbledhjen e Asamblesë në Durrës

Sipas informacioneve të publikuara, pritet që në mbledhjen e sotme të njoftohen një sërë ndryshimesh brenda PS.

Shkruar nga Versus
FOTO/ I veshur sportiv me dosje në dorë, Rama mbërrin në
Momenti kur Rama hyn në sallën ku mblidhet Asambleja e PS

Kryesocialisti, Edi Rama ka mbërritur në vendin ku do të mbahet mbledhja e Asamblesë së PS-së në Durrës që nis në orën 11:00.

Siç shihet edhe nga pamjet, kreu i qeverisë, i veshur sportiv me një dosje në dorë, del nga automjeti që e shoqëronte dhe bëhet gati për të nisur mbledhjen e Asamblesë në të cilën pritet të njoftojë ndryshime të shumta në përbërjen e ekipit drejtues për fushatën zgjedhore në 12 qarqet e vendit tashmë që pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare 2025.

Më herët, në sallën ku do mbahet mbledhja ka mbërritur kryeparlamentarja, Elisa Spiropali. Versus.al