POLITIKË /

FOTO/ Zgjedhjet e 11 majit, miratohet formati i fletës së votimit për votuesit nga diaspora

Shkruar nga Versus

FOTO/ Zgjedhjet e 11 majit, miratohet formati i fletës së votimit

Komisioni Rregullator i KQZ ka miratuar formatin e fletës së votimit që do të përdoret për emigrantët shqiptarë të cilët do të votojnë me postë për të shpehur vullnetin e tyre më 11 maj.

Sipas propozimit të tyre, fleta e votimit për emigrantët (që sipas kodit duhet të ketë elemente dalluese nga ajo për votuesit brenda vendit) krahas emrit në fillim të fletës FLETË VOTIMI NGA JASHTË nga mbrapa do të ketë dy shirita vertikalë në ngjyrë të përafërt me të kaltrën. (në mënyrë që kur të jetë e palosur të dallohet nga fletët e votimit të votuesve brenda vendit).

FOTO/ Zgjedhjet e 11 majit, miratohet formati i fletës së votimit

Deri më tani kanë aplikuar për t'u regjistruar në zgjedhje 165,710 persona, prej të cilëve u janë pranuar mbi 131 mijë personave. Versus.al 

Poll