POLITIKË /

“Gaz Bardhi përdori SkyEcc, Ervis Martinaj me 10 adresa”, gazetari zbulon detaje tronditëse

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar të dhëna të reja lidhur me një nga platformat që është përdorur nga krimi, por nuk kanë mbetur pa u përfshirë as politikanë.

Shkruar nga Versus

“Gaz Bardhi përdori SkyEcc, Ervis Martinaj me 10 adresa”,

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar të dhëna të reja lidhur me një nga platformat që është përdorur nga krimi, por nuk kanë mbetur pa u përfshirë as politikanë.

I ftuar në Top Channel, gazetari ka përmendur rastin e deputetit të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Ai tha se deputeti ka përdorur aplikacionin SkyEcc në nëntor të vitit 2023 dhe se SPAK ka një dosje, me bisedat që janë zhvilluar.

“Aplikacionet si Sky Ecc dhe EncroChat i kanë dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme SPAK, mbi 80 përqind të punës e ka të lehtësuar. Jo të gjitha të dhënat janë vënë në dispozicion të SPAK, por janë të mjaftueshme për të dëshmuar se çfarë ka ndodhur. Kanë qenë dy platforma komunikimi që supozoheshin të ishin super të sigurta. Në vetvete platforma nuk është kriminale, por çfarë diskutohet aty po.

Mediat angleze nga viti 2016 filloi të sulmojë kriminalitetin shqiptar. Drejtuesit e lartë u zhvendosën nga Britania drejt Belgjikës.

Nga aq sa kam njohur Vis Martinaj jo vetëm që përdorte Sky, ai mund të përdorte dhe 10. Sky, abonimi bëhej në Tiranë dhe ishte 150 euro në muaj. Mund të ketë pasur dhe më shumë Sky. Me Sky kanë komunikuar politikanë, njerëz të drejtësisë, biznesmenë, njerëz të thjeshtë, varet për çfarë përdorej. Ai që e ka përdorur ka dashur një formë të sigurt komunikimi. Jo çdo kush e ka përdorur për arsye kriminale. Këto të dhëna të siguruara nga autoritete franceze, kanë një yll poshtë dhe thuhet që do përdoret për trafikun e drogës. Të dhënat i kanë shkuar SPAK. Sky ishte një telefon që s’kishte nevojë për numër, instalohej programi dhe bëje abonimin çdo 3, 6 muaj apo edhe 1 vit. EncroChat ishte më i madh në telefon, ngjason si iPhone 15.

Bardhi e vendosi në vitin 2023. Ajo bisedë nuk është se nuk ekziston, por është bërë në nëntor ose dhjetor të 2020. Ka ndaluar si platformë. Ajo bisedë mund të jetë në dosje, por zhvendosja e tre vite që bëri… dhe duke e zhvendosur me dashur apo pa dashur ai duke tentuar ta përdorë në aktivitet politik krijon këtë situatë. Nuk ka pasur Sky në atë periudhë.”, u shpreh Hoxha.

Cila është lidhja e Gazment Bardhit me Ervis Martinajt?
E gjithë ngjarja u zbulua kur Gazment Bardhi i kërkoi SPAK-ut të hetojë për disa mesazhe që i kanë mbërritur më datë 28 Shtator në aplikacionin Signal. Mes mesazheve të publikuara në media ishte edhe një prej tyre që mendohet se është nisur nga Ervis Martinaj në drejtim të një numri tjetër ku shkruhet  “çoji Gaz Bardhit 100 mijë euro te hotel…” Kur e pyesin pse i jep kaq shumë ai përgjigjet: Po ca ti bej Zenit, se për këtë...Ai shtoi se ka vënë në dijeni ambasadat e SHBA, BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë. 

Sipas tij, mes këtyre mesazheve nuk ka asgjë të vërtetë, por janë një tentativë për ta intimiduar në ushtrimin e detyrës së tij si deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe si Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. Megjithatë, SPAK ka marrë denoncimin e tij dhe ka nisur hetimet.Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: