POLITIKË /

Gjekmarkaj paralajmëron protestë në Evropë për Berishën: Nuk kthehemi në Shqipëri pa e diskutuar në KE

Një grup deputetësh demokratë pritet të protestojnë para institucioneve europiane për marrjen e Berishës si të pandehur për aferën e privatizimit të ish-kompleksit 'Partizani'.

Shkruar nga Versus

Gjekmarkaj paralajmëron protestë në Evropë për

Agron Gjekmarkaj para SPAK

Deputeti demokrat, Agron Gjekmarkaj njëkohësisht drejtues politik i PD për qarkun e Lezhës ka deklaruar sot se pasi SPAK të marrë të pandehur ish-kryeministrin Sali Berishës, do të ketë veprime në nivel ndërkombëtar kundër kësaj që ai e konsideroi si një “burgosje politike”.

Gjekmarkaj tha se po bëheshin diskutimet që një grup deputetësh të opozitës të shkojnë në Komisionin Europian dhe institucione të tjera europiane për të ngritur këtë çështje e cila sipas tyre po bëhet për të dëmtuar pluralizmin politik të vendit.

“Besoj se grupi parlamentar nuk do ndalet me kaq po shkojmë drejt një vendimi që të shkojmë dhe të protestojmë sa më shpejt në mënyrë demokratike pranë institucioneve europiane. Do denoncojmë krimin dhe korrupsionin që nuk po gjen dënim në Shqipëri. Nuk do kthehemi nga atje pa diskutuar dhe KE dhe PE. Mendoj se do jemi shumë deputetë të opozitës drejt Europës”- u shpreh Gjerkmarkaj ndër të tjera.

Deputetë dhe ish-zyrtarë të PD janë mbledhur sot para SPAK-ut në shenjë kundërshtie për komunikimin e aktakuzës së SPAK ndaj Berishës në ngarkim për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. Qindra mbështetës i janë përgjigjur thirrjes së Flamur Nokës për protestë duke bërë thirrje për lirimin e Berishës nga arresti shtëpiak. Ndërsa vetë kryedemokrati Sali Berisha tha para se të hynte në SPAK se ky ishte një hetim politik i urdhëruar nga kryeministrit Edi Rama për të cilin tha se do ta hedhë “përdhe” me protestat që do të organizohen më tej. Versus.al

Poll