Në intervistën e dhënë për gazetarin Çim Peka në Syri Tv, Arben Ahmetaj është shprehyr se dy janë njerëzit që kanë bërë inceneratorin e Tiranës.
Sipas tij, dy janë njerëzit që kanë marrë vendimin për këtë incenerator dhe ata janë: Edi Rama dhe Erion Veliaj.
Peka: Kush e ka bërë inceneratorin e Tiranës?
Ahmetaj: E ka bërë Edi Rama dhe Erion Veliaj.
Peka: Dhe dëmi ekonomik do të shkojë 700 milionë euro...
Ahmetaj: Do të shkojë nëse nuk ndërpritet sot. Dhe cila është arsyeja që nuk ndiqen paratë.
Peka: Dhe dëmi ekonomik do të shkojë 700 milionë euro nëse nuk ndërpritet sot dhe po thoni se Mirel Mërtiri është viktimë. Inceneratorin e Tiranës e ka bërë Edi Rama dhe Erion Veliaj.
Ahmetaj: Mirel Mërtiri është viktimë. Është përdorur. Mërtiri një djalë punëtor dikur, që ngrihej në orën 5 të mëngjesit, e futën në një rrugë me x, y, z, që do ta themi në detaje tek takimi ynë i tretë. I kanë thënë se, ai maskarai ju ka penguar. Unë nuk kisha fuqi ti pengoja se nuk merrja dot pjesë në procedurë. Isha në një pozicion që nuk kishte lidhje me procedurën. As nuk isha autoritet kontraktor.
Peka: Por keni refuzuar me një shkresë...
Ahmetaj: Kam refuzuar patjetër. Kam kërkuar që të gjithë rrisqet e një investimi publik të ishin me privatin. U ka pëlqyer apo jo, punë e tyre.







