POLITIKË /

Ish-ministrja e Drejtësisë 'i del në krah' Veliajt, Bardhi: E turpshme, duhet të mbrosh paratë e qytetarëve, jo vjedhjet e Erionit

Pavarësisht rendit të ditës, diskutimet dhe debatet në Kuvend u përqendruan tek arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Shkruar nga Versus
Ish-ministrja e Drejtësisë 'i del në krah' Veliajt,
Bardhi dhe Gjonaj

Që prej se kryeministri Edi Rama u njoftoi se tanimë mund të bëjnë komente ndaj SPAK-ut, deputetët socialistë kanë nisur të shprehin pakënaqësitë dhe kritikat e tyre lidhur me veprimet hetimore të Prokurorisë së Posaçme apo vendimeve të GJKKO.

Këtë herë në mbrojtje të Veliajt ka dalë deputetja Etilda Gjonaj, ish-ministre e Drejtësisë. Nga foltorja e Kuvendit, ajo tha se Veliajt po i cënohet dinjiteti, ndërsa tha se masa e arrestit me burg nuk është në proporcion me të mirën publike, pavarësisht dyshimeve se kryebashkiaku është përfshirë në disa raste korrupsioni.

“Shpreh keqardhjen e madhe që Erion Veliaj gjenden në këtë situatë sot, nga një anë te njollosjes së dinjitetit të tij dhe familjes së tij në mënyrë të padrejtë dhe nga ana tjetër me një betejë që duhet të bëjë me drejtësinë

Mendoj se burgosja e kryebashkiakut dhe lënia e qytetarëve pa kryetarin e tyre të zgjedhur, kur është ende person nën hetim, është e padrejtë. Masa e arrestit me burg s’mund të jetë në disporpocionalitet me të mirën publike”- tha Gjonaj.

I menjëhershëm ishte reagimi i kreut të grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi i cili tha se nuk duhet të lejohen në Kuvend fjalime që mbështesin zyrtarë të korruptuar duke e konsideruar të turpshme që një ish-ministre e Drejtësisë i del në krah një personi nën hetim.

“Së pari duhet të ndaloni çdo fjalim që i jep mbështetje një të akuzuari për korrupsion. Është turp për një ish-ministre drejtësie që ngrihet dhe i del në krah një të hetuari të drejtësisë.

Sipas dosjes së drejtësisë vetëm 3 kompanitë që çonin paratë për art e kulturë tek bashkëshortja e kryetarit tuaj të bashkisë, kanë marrë 86 mln euro të taksapaguesve. Ju duhet të jeni këtu për paratë e qytetarëve dhe jo për vjedhjet e Erionit”- tha Bardhi. Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: