Në më pak se në 1 orë e 30 minuta, opozita ka mbyllur protestën e mbrëmjes së sotme, me fokusin tek të rinjtë dhe kundërshtitë e tyre për mbylljen e Tik Tok në Shqipëri. Ky tubim mbahet disa ditë pas vendimit zyrtar të qeverisë Rama për mbylljen e platformës.
Fjalime mbajtën vetëm disa të rinj, ndërsa vetë Berisha nuk mbajti fjalim.Protesta ishte parashikuar të niste në 19:00, por Berisha shkoi në Bulevardin para Kryeministrisë disa minuta më vonë.
“Ishte një manifestim i jashtëzakonshëm i vajzave dhe djemve te rinj kundër censurës për lirinë e fjalës dhe mendimit. Rama sot mori ndëshkimin përfundimtar. U damkos si armik i egër i TikTok i rinisë shqiptare, u damkos si biri i të atit”, tha Berisha.







