POLITIKË /

‘Jam gjallë, mirë’, Rama ironizon Bashën: Mos e prish gjumin, të marrshin të keqen!

“Mos e prish gjumin për kaq gjë, ty të marrin të keqen??”, shkruan Rama me ironi në Instagram, postim të cilin e ka shoqëruar dhe me një ikonë zemër.

Shkruar nga Versus

‘Jam gjallë, mirë’, Rama ironizon Bashën: Mos e prish

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka bërë një reagim në rrjetin e tij social duke përgenjeshtruar një lajm të shpërndarë në një faqe online tre ditë më parë.

Në postimin e bërë pretendohej se deputeti kishte pësuar një aksident fatal dhe kishte ndërruar jetë.

“Ndoshta disa do të trishtohen, por, ndryshe nga lajmi i rremë që është përhapur, jam gjallë e mirë dhe nuk kam vdekur në një aksident automobilistik. Njerëzit që duan që të përhapen këto lajme të rreme, janë po ata që duan të shkatërrojnë Shqipërinë. Unë dhe ju nuk do t’i lejojmë!”, ishte reagimi i Bashës.

Sakaq, kryeministri Edi Rama ka bërë një koment epik lidhur me reagimin e Bashës.

“Mos e prish gjumin për kaq gjë, ty të marrin të keqen”, shkruan Rama me ironi në Instagram, postim të cilin e ka shoqëruar dhe me një ikonë zemër.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Poll