POLITIKË /

Ka në plan rikthimin në politikën shqiptare, pas angazhimit në Evropë? Bregu: Ambiciet e mia janë...

Bregu tha se i kishte ndjekur vazhdimisht zhvillimet në politikën vendase.

Shkruar nga Versus
Ka në plan rikthimin në politikën shqiptare, pas angazhimit
Majlinda Bregu, sekretare e Përgjithshme në Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal

Ish-deputetja e PD, Majlinda Bregu e cila që prej vitit 2021 mban postin e Sekretares së Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, foli në ‘Opinion’ lidhur me rrugën e vendit tonë drejt anëtarësimit në BE dhe më pas edhe planet e saj për të ardhmen.

E pyetur nëse ka në plan një rikthim në politikën vendase, pasi mandati i saj si sekretare e Këshillit Rajonal përfundon në dhjetor të këtij viti, Bregu nuk ndau shumë detaje por tha se ambiciet e saj nuk lidheshin vetëm me Shqipërinë.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Majlinda Bregu: Nuk jam në momentin që mund ti ndaj publikisht. Ambiciet e mia janë të një qytetari të kësaj bote, mund të jenë brenda ose jashtë Shqipërisë.

Fevziu: A e ndiqni politikën shqiptare?

Majlinda Bregu: Sigurisht! Nuk jam shkëputur asnjë moment. 

Fevziu: A mbetet një prej pasioneve tuaja angazhimi politik?

Majlinda Bregu: Nuk kam reshtur së besuari se në politikë të mban vullneti dhe pasioni dhe unë hyra në politikë për shkak të pasionit politik.

Fevziu: Dhe këmbëngulja?

Majlinda Bregu: Këmbëngula dhe fola shumë, por mesa duket duhet të ketë pësime pa të kthehen te ato që kam thënë.

Fevziu: Çfarë ke mësuar ti nga pësimi?

Majlinda Bregu: Meqë nuk u dëgjova atëherë, pse duhet të shprehem tani?! Ja vlen për sa kohë që ke pasur të drejtë, kur koha dhe zhvillimi të jep të drejtë është një moment që kupton se ke pasur mundësi e ke reaguar edhe atëherë kur nuk kishte zë. Versus.al

Poll