POLITIKË /

Kanë dhe vulën dhe logon e PD-së, po tani? Belind Këlliçi flet për Versus

Në lidhje me aksionin e mëpasshëm opozitar ka folur për Versus, Belind Këlliçi një nga eksponentët kryesor të PD-së, së fundmi në ballë të protestave që u ndezën pas skandalit '5D'. Këlliçi është shprehur se është shumë i zënë në takime me demokratët dhe protestat kundër Ramës dhe Veliajt.

Shkruar nga B.SH

Kanë dhe vulën dhe logon e PD-së, po tani? Belind

Më pak se një vit para zgjedhjeve të përgjithshme, i ashtuquajturi, grupi i Rithemelimit, pas vendimit të formës së prerë së Gjykatës së Apelit ka të drejtën e përdorimit të logos dhe vulës së Partisë Demokratike.

Pas dhënies së vendimit deputetët dhe drejtuesit të partisë janë mbledhur për të diskutuar rreth hapave të mëtejeshme që do të ndërmerren.

Në lidhje me aksionin e mëpasshëm opozitar ka folur për Versus, Belind Këlliçi një nga eksponentët kryesor të PD-së, së fundmi në ballë të protestave që u ndezën pas skandalit '5D'.

Këlliçi është shprehur se është shumë i zënë në takime me demokratët dhe protestat kundër Ramës dhe Veliajt.

'Nuk kam kohë! Dhe momentalisht jemi në takime me demokratët. Fokusi ynë është 100% tek denoncimi i skandaleve te hajdutit Erion Veliaj dhe ato të Edi Ramës. Kaq e thjeshtë! u shpreh Këlliçi.

Ndonëse Sekretari i Përgjithshëm i Rithemelimit Flamur Noka ftoi çdo demokrat t'i bashkohet PD-së duke shmangur përmëndjen e Lulzim Bashës duket se brenda radhëve të mbështetësve të Berishës ende nuk është vijëzuar qëndrimi që do të mbahet ndaj ish-kryetarit.

Dhe vetë zoti Këlliçi kur u pyet nga Versus për këtë temë nuk u shpreh duke thënë se është përqëndruar tek takimet dhe angazhimet e tij politike kundër ish-rivalit për bashkinë e Tiranës, Erion Veliajt.

Poll