Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka qenë e pranishme në mbledhjen e një forumi që po mbahet në Tiranë për luftën kundër korrupsionit, ku mori pjesë edhe ambasadori i BE Silvio Gonzato dhe kreu i SPAK, Altin Dumani.
Gjatë fjalës së saj, Spiropali nuk la pa përmendur as kaosin e krijuar të hënën nga opozita në Kuvend, ndërsa tha se copën e këmbës së karriges që u hodh në drejtim të saj do ta mbajë në zyrë për ca kohë e më pas në shtëpi.
“Fatkeqësisht agjenda politike dhe strategjia e gabuar politike e ca të paktëve nuk e ka reshtuar në krahun e duhur. Do ta mbaj ca kohë në zyrë atë kornizën e xhamtë me brenda copën e drunjtë që u hodh egërsisht kundër meje dhe kundër Kuvendit. Pastaj do e marr në shtëpi, ta kem si një kujtim të keq apo mësim të mirëqë dëshmon se dhuna është kurdoherë e dënueshme edhe me forcën e kartonit edhe me brutalitetit të zjarrit që u shfaq në Kuvend. Beteja e karrigeve në emër të karriges së pushtetit, është vetëm një nga shfaqjet e dhunës që duhet patjetër të tejkalohet”- u shpreh Spiropali.
Sa i takon reformës në Drejtësi, Spiropali tha se ka përfunduar koha kur prokurorët merrnin urdhra nga policia. Versus.al







