POLITIKË /

Këlliçi u pyet në SPAK për 2 orë, shkak padia e Bardhit në kohën e përplasjes Basha-Berisha

Shkruar nga Versus
Këlliçi u pyet në SPAK për 2 orë, shkak padia e
Gazment Bardhi (dokumenti i padisë), Belind Këlliçi

Ditën e djeshme deputeti i PD-së, Belind Këlliçi u mor në pyetje nga SPAK për rreth dy orë. Pasi doli nga SPAK, Këlliçi nuk zbuloi arsyen e marrjes në pyetje.

“U thirra për çështje periferike nga prokurori Arben Kraja”- deklaroi ai.

Por burime bëjnë me dije se shkak për marrjen në pyetje të Këlliçit është një kallëzim i bërë në SPAK nga ana e Gazment Bardhit i cili asokohe ishte renditur në krahun e Bashës në ‘luftën’ për drejtimmin e PD.

Padia lidhet me Kuvendin e Rithemelimit i cili u zhvillua në dhjetor të vitit 2021 me iniciativë të ish-kryeministrit Sali Berisha i cili kërkonte rikthimin në krye të PD. Në padi janë edhe emrat e Albana Vokshit, Edmond Spahos, Ivi Kasos dhe Ervin Minarolli të cilët akuzoheshin nga Bardhi asokohe për veprën penale “falsifikim i vulave’.

Këlliçi u pyet në SPAK për 2 orë, shkak padia e

Në 2021-in ky Kuvend krijoi një grup të përkohshëm për drejtimin e PD deri në mbajtjen e zgjedhjeve të cilat konfirmuan Berishën si të zgjedhur pavarësisht se pjesa tjetër e krahut të Lulzim Bashës vijonte të mos e njihte këtë ndërmarrje të Berishës dhe mbështetësve të tij. Versus.al

Poll