
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Emiratet e Bashkuara ku ka marrë pjesë në një samit të zhvilluar në Abu Dhabi për zhvillimin e qëndrueshëm.
Në fotot që publikoi në rrjetet sociale, Rama shihet i përqafuar me presidentin Sheikh Mohammed bin Zayed, i cili është edhe organizatori i samitit.
“Abu Dhabi – Nisja e Samitit të Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm, nën kujdesin e veçantë të Presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, një mik i madh i Shqipërisë”- shkruan Rama krahas fotove të publikuara. Versus.al

