Kreu i qeverisë, Edi Rama gjatë takimit të dytë elektoral në Kavajë për ditën e sotme, nuk e kurseu sërish emërtimin “Mamica” për ministren Elisa Spiropali.
Teksa po fliste për deputetin Pandeli Majkon duke shpjeguar përse PS e kishte sjellë në Kavajë, Spiropali i përmendi edhe Rrogozhinën dhe kjo bëri që Rama të reagonte me batutë ndaj saj duke thënë se “Mamica” nuk i lë të gabojnë.
“Ky është Pandi që e kemi sjellë këtu në Kavajë dhe në Rrogozhinë… se kemi dhe Mamicën që nuk na lë të bëjmë gabime. Prandaj e mbajmë se nuk na lë të bëjmë gabime. E kemi sjellë këtu. Në Kavajë që mbahej për shumë gjatë si bastion i PD, ka ndodhur diçka që mendoj se demokratët nuk duhet ta falin, jo për ne, por për dinjitetin e tyre. Dolën dhe votuan për të pasur kandidat Kavaja njeriun që donin ata dhe kandidati i Kavajës doli i pari në primaret e famshme të Tiranës dhe nuk është gjëkundi. E keni parë ju? Ua ka ngrënë bufi, është në barkun e bufit”- u shpreh Rama.
Nga ana tjetër ministrja shihet teksa përpiqet të buzëqeshë edhe pse dukshëm në siklet nga emërtimi i përdorur prej Ramës. Versus.al








