Në datën 20 qershor, Ilir Meta regjistroi padinë lidhur me divorcin nga Monika Kryemadhi.
Meta dhe Kryemadhi i janë drejtuar organeve koptente për tu divorcuar. Pas shortit elektronik, çështja i ka rënë në "duar" për gjykim gjyqtares Fahrije Budo (Stringa).
Ndërkohë është publikuar padia e plotë e dorëzuar në gjykatë nga Ilir Meta i cili kërkon divorcin ndaj Monika Kryemadhit. Padia e dorëzuar e lidh krisjen e marrëdhënies bashkëshortore me mos dakortësitë dhe kontradiktat që kanë lindur për shkak të qëndrimeve të kundërta politike, ku më tej bëhet me dije se përshkak të këtyre qëndrimeve ka patur grindje të herëpashershme mes çiftit. Në padi Meta pranon se prej muajsh nuk jeton me Kryemadhin duke mos dhënë të njejtën adresë banimi me bashkëshorten.
"Gjate marteses marredheniet tona kane qene normale me problematika si çdo martese.
Sqaroj se me te padituren kemi qene dhe jemi aktive ne jeten politike te vendit shkak per te cilin kemi ushtruar dhe ushtrojme funksione te rendesishme ne organet shteterore, organet perfaqesuese te popullit dhe subjekte politike. Vitet e fundit kam konstatuar fillimisht mosdakordesi dhe kontradikta qe kane ardhur duke u shtuar fillimisht per shkak te qendrimeve dhe pikepamjeve te ndryshme ne lidhje me zhvillimet ne aspektin politiko perfaqesues dhe vendimmarres por qe me kalimin e kohes ato u bene prezente edhe ne raportin tone bashkeshortor deri sa kohet e fundit keto mosperputhje qendrimesh e mendimesh edhe ndaj njeri tjetrit kane sjelle si pasoje grindje te herepashershme duke tronditur thelle marredhenien tone bashkeshortore. Aktualisht prej disa muajsh marredhenia bashkeshortore eshte nderprere edhe ne kuptimin e bashkejeteses duke sjelle si pasoje humbjen e qellimit te kesaj martese ne te gjitha drejtimet. Ne keto kushte i kerkoj Gjykates caktimin e nje dite gjykimi dhe marrjen e vendimit per zgjidhjen e marteses me te padituren", thuhet në padinë e Metës.







