POLITIKË /

Këshilli bashkiak i Vlorës zgjedh kryetarin e komanduar, debate mes PS dhe PD

Demokratët ishin kundër kandidaturës së Halilit duke argumentuar se duhej që kryetari i komanduar të ishte njëri prej 2 nënkryetarëve aktualë të bashkisë.

Shkruar nga Versus
Këshilli bashkiak i Vlorës zgjedh kryetarin e komanduar, debate mes PS
Elis Halili mban fjalën si kryetar i komanduar

Elis Halili do të drejtojë përkohësisht bashkinë e Vlorës deri në organizimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore për pasuesin e Ermal Dredhës i cili dha dorëheqjen nga posti.

Halili ishte porosia e drejtuesit politik të PS në Vlorë, Bledi Çuçi edhe pse nuk ishte një prej nënkryetarëve të bashkisë. Për këtë është zhvilluar edhe një debat i fortë mes anëtarëve demokratë e socialistë të këshillit bashkiak.

Demokratët kanë kërkuar që kryetar i komanduar të jetë njëri prej 2 nënkryetarëve aktualë dhe jo Halili. Ndërsa socialistët e kanë votuar me shumicë votash.

Pati ankesa të shumta nga këshilltarët demokratë të cilët e akuzuan Ramën se ka shkelur kushtetutën dhe ka rrafshuar pushtetin vendor, ndërsa paralajmëruan socialistët se e njëjta gjë si Dredhës do t’u ndodhte edhe atyre në të ardhmen. Versus.al

Poll