POLITIKË /

Kodi Zgjedhor, Gjiknuri: Lista e fiksuar, vetëm 25 për qind (por pranon që vetëm 40 mandate do të jenë të hapura)

“Në vitin 2021 me formulën që kishim, vetëm 3 kandidatë thyen herësin, me formulën e propozuar janë 40 mandate të hapur. Dhe me skenarin kur listat janë krejt të hapura, vetëm 34 mandate do të kishte lëvizje duke mos llogaritur garancitë gjinore. Po të llogariteshin kuotat gjinore në lojë do të ishin 22 mandate.'

Shkruar nga Versus
Kodi Zgjedhor, Gjiknuri: Lista e fiksuar, vetëm 25 për qind (por
Damian Gjiknuri

Bashkëkryetari socialist i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka lexuar raportin e tij në lidhje draftin që do të votohet sot në Kuvend pas ndryshimeve të bëra në Kodin elektoral duke deklaruar se ky kod parashikon çdo rekomandim dhe detyrim që vjen nga Kushtetuta e Shqipërisë.

I pyetur nga deputeti Asllan Dogjani se tek cili shembull janë referuar për Kodin Zgjedhor, Gjiknuri deklaroi se dokumenti ku janë bazuar është Kushtetuta e Shqipërisë e cila thotë se lista e kandidatëve të deputetëve duhet të jetë jo më pak se 2/3 e hapur.

Shqipëria ka pasur dhe para 2008-s listë me 100 emra mazhoritar dhe pjesa tjetër me propocional të mbyllur. Kjo reformë ka ngjallur debate pasi prek interesat politike, por le ti marrim një për një:

Hipoteza e parë që kjo a është në përputhje me masën që parashikon Kushtetuta e Shqipërisë.

Lista e kandidatëve përbëhët nga kandditatët e fiksuar 1/3 dhe preferenciale 2/3. Lista e fiksuar nuk është më shumë 25 për qind e mandateve.

E dyta a siguron kjo formulë garanci të kuotave gjinore? Me këtë kod 1në çdo 3 emra të listës fituese do ti përkasë gjinisë më pak të votuar, ndërkohë dhe me amendimin e bërë nga gratë e Kuvendit kjo do të sigurojë përfaqësimin gjinor.”, u shpreh Gjiknuri.

Gjithashtu Gjiknuri u është përgjigjur dhe zërave se kjo formulë e bën garën më të mbyllur duke sjellë përkeqesimin e konkurrueshmërisë.

“Në vitin 2021 me formulën që kishim, vetëm 3 kandidatë thyen herësin, me formulën e propozuar janë 40 mandate të hapur. Dhe me skenarin kur listat janë krejt të hapura, vetëm 34 mandate do të kishte lëvizje duke mos llogaritur garancitë gjinore. Po të llogariteshin kuotat gjinore në lojë do të ishin 22 mandate.

Pretendimi tjetër pse nuk lini vetë partitë politike të zgjedhin listat e hapura, kjo do të thotë parti të ndryshme organizime të ndryshme. Por parimi thotë që parimi është zbatimi uniform i ligjit.

Zgjedhësi ka dy vota, për partinë dhe për një kandidat sepse kjo ndodh në çdo sistem bashkëkohor politik”, u shpreh Gjiknuri i cili sipas përllogaritjeve të bëra deklaroi se në fakt vetëm 40 mandate do të jenë të zgjedhur nga vota preferenciale e votuesve shqiptarë.

Ai gjithashtu iu përgjigj dhe aludimeve se kjo reformë është një pazar Rama-Berisha duke deklaruar se kolegët e tij opozitar në 2 vite në vend që të përpiqeshin të realizonin një reformë të mirë zgjedhore çuan në tavolinë propozime jo konkrete por vetëm zgjidhje për mbijetesë politike apo në kurriz të palëve të caktuara./ Versus.al 

Poll