POLITIKË /

KQZ i hoqi mandatin Belerit, Dule: Proces i frymëzuar nga Rama, e ankimojmë vendimin!

Sipas kreut të PBDNJ, procesi i mbajtur në KQZ ku iu hoq mandati Belerit, është nxitur politikisht nga kryeministri Edi Rama.

Shkruar nga B.V
KQZ i hoqi mandatin Belerit, Dule: Proces i frymëzuar nga Rama, e
Vangjel Dule në dalje të KQZ

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule i cili ishte i pranishëm gjatë seancës në KQZ ku Fredi Belerit iu hoq mandati si kryebashkiak, akuzoi kryeministrin Edi Rama se kishte frymëzuar një proces të tillë duke përdorur Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Sipas Dules, Rama përdori policinë për të arrestuar Belerin në kushte ku sipas tij, nuk paraqesin vepër penale në flagrancë siç pretendohet në aktakuzë. Më tej ai tha se Belerit nuk iu dha e drejta që ia parashikon kushtetuta për t’u betuar.

“Fatkeqësisht për këto shkelje autori e frymëzuesi i këtij procesi politik të rrëmbimit të bashkisë së Himarës për të vijuar procesin e tjetërsimit të pronës në favor të klientelës së tij, Rama përdori institucione që sduhet të kishin rënë re e këtyre qëllimeve.

Përdori segmente të Policisë së Shtetit. Më lejoni t’ju përmend shkeljen e disa të drejtave themelore, nuk iu dha e drejta të zgjedhë më 14 maj, nuk iu dha e drejta e votës. Nuk u përmbush e drejta edhe për pengimin e betimit të tij. U shkel prezumimi i pafajësisë. U shkel e drejta e komunitetit himarjot për të zgjedhur"- pretendoi kreu i PBDNJ.

Dule bëri me dije se vendimi i KQZ për heqjen e mandatit të Belerit do të ankimohet në komisionin e sanksioneve brenda afatit 30 ditor. Versus.al

Poll