
Katër parti të reja të cilat ishin pjesë e garës zgjedhore në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kanë përfituar kompensim financiar pas zgjedhjeve. Kompensimi financiar arrin në total 12.7 milionë lekë që janë shpërndarë për partitë në varësi të votave që ato kanë arritur të sigurojnë.
Bëhet fjalë për “Lëvizja Bashkë”, “Lëvizja Shqipëria Bëhet”, “Partia Mundësia” dhe "Partia Koalicioni Euroatlantik”.
Partia Mundësia do të përfitojë 4.6 milionë lekë, Lëvizja Shqipëria Bëhet 3.8 milionë lekë, Lëvizja Bashkë 2.3 milionë lekë dhe Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës, 1.9 milionë lekë pavarësisht se nuk arriti të siguronte asnjë mandat deputeti në Kuvendin e ri.
Lëvizja Bashkë 2.307.418 lekë
Partia Lëvizja Shqipëria Bëhet 3.884.362 lekë
Partia Mundësia 4.601.488 lekë
Partia Koalicioni Euroatlantik 1.963.190 lekë
TOTALI: 12.756.458 lekë
Sipas KQZ, këto parti nuk kanë përfituar fonde nga shteti si paradhënie për fushatën elektorale dhe për këtë arsye do të përfitojnë kompensim paszgjedhor. Kushti që partitë të marrin kompensim është që duhet të kenë jo më pak se 1% të votave të vlefshme në gjithë vendin. Vlera e një vote është 94 lekë. Versus.al







