POLITIKË /

KQZ vendos nesër për fatin e Belerit dhe bashkisë së Himarës

KQZ në mënyrë zyrtare ka kërkuar informacion nga Gjykata e Posaçme e Apelit dhe nga Drejtoria e Burgjeve, në lidhje me dënimin e Belerit.

Shkruar nga Versus

KQZ vendos nesër për fatin e Belerit dhe bashkisë së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritete që nesër të vendosë për fatin e mandatit të Fredi Belerit dhe bashkisë së Himarës.

Sipas një njoftimi të KQZ-së, nesër do të shqyrtohet çështja e Himarës, pas vendimit të Apelit që e ka dënuar Fredi Belerin me 2 vite burg.

Mësohet se KQZ në mënyrë zyrtare ka kërkuar informacion nga Gjykata e Posaçme e Apelit dhe nga Drejtoria e Burgjeve, në lidhje me dënimin e Belerit.

Njoftimi i KQZ-së:

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve zhvillon seancë publike ditën e Enjte, datë 04.07.2024, ora 11:00 me këtë rend dite:

Çështje për shqyrtim rishtas:

1. Projektvendim “Për shqyrtimin e vlefshmërisë së mandatit të Kryetarit të Bashkisë Himarë, z. Dhionisios (Alfred) Petro Beleri, i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

2. Projektvendim “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorit të Përgjithshëm, për subjektin vetëdeklarues z. Gentjan Fiqiri Muça anëtar në Këshillin e Bashkisë Tiranë, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Demokratike e Shqipërisë”, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 maj 2023”.

3. Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në Këshillin e Bashkisë Vau-Dejës, me kandidatin nga lista shumemërore e subjektit zgjedhor Partia Socialiste e Shqipërisë, zj. Sanilje Reshit Salja”.

4. Projektvendim “Për disa ndryshime në udhëzimin nr. 14, datë 9 qershor 2021, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, “Për caktimin e kritereve, procedurat për përzgjedhjen dhe emërimin e ekspertëve kontabël të licensuar (audituesve ligjorë) dhe kushtet kontraktuale për auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara nga partitë politike gjatë vitit kalendarik dhe subjektet zgjedhore dhe kandidatët e tyre në fushatën zgjedhore”, i ndryshuar”.

 

Poll