POLITIKË /

Kriza politike në Kosovë: Kurti dështon në Kuvend, opozita kritikon bllokadën

Situata e krijuar rrit tensionet në skenën politike dhe lë vend për spekulime mbi hapat e ardhshëm të Kurtit dhe opozitës.

Shkruar nga Versus

Kriza politike në Kosovë: Kurti dështon në Kuvend, opozita

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se Albin Kurti nuk do të jetë më kryeministër i Kosovës, pas dështimit të tij të dielën për të siguruar shumicën e votave në Kuvend. Krasniqi tha se për krizën politike fajtor janë Kurti dhe Vetëvendosje.

“Kemi pasur 9 muaj bllokadë dhe sot u vërtetua ajo që kemi thënë që nga hera e parë. Albin Kurti nuk i ka numrat – 56 vota për dhe asnjë më shumë. Koha e qeverisjes së tij ka marrë fund,” tha Krasniqi. Ai shtoi se Partia Demokratike nuk synon të formojë shumicë nga opozita.

Edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kritikoi bllokadën që ka zgjatur tetë muaj, duke aluduar në paralizimin e institucioneve. Ai komentoi për propozimet e Kurtit për kabinet qeverisës, duke theksuar se largimi i ish-kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, nuk është i mjaftueshëm.

“Dimal Basha nuk duhet të ketë asnjë post publik dhe ai duhet të japë dorëheqje sepse është dëm i madh për Kosovën,” tha Limaj pas seancës. Ai gjithashtu ngriti dyshime nëse Kuvendi është i konstituar, duke përmendur se ka parashtresë në Gjykatën Kushtetuese.

Limaj theksoi se Nisma ka abstenuar dhe do të qëndrojë konsistente në qëndrimin e saj, duke shtuar se kanë qenë të hapur që nga fillimi.

 

Poll