POLITIKË /

Kryemadhi e penduar e drejtësisë? Berisha: Nuk mund të kërkoj t’i dorëzohet Nuredin Dumanit

Shkruar nga Versus
Kryemadhi e penduar e drejtësisë? Berisha: Nuk mund të
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike gjatë konferencës për shtyp është pyetur nga gazetarët dhe për deklaratën e tij të fundit në lidhje me Monika Kryemadhin ku i kërkoi kësaj të fundit që të informojë shqiptarët se kush është ‘peshku i madh’.

"I bëj thirrje zonjës Kryemadhi, e cila deklaroi se Edi Rama ka urdhëruar Dumanin të fshijë të gjthë komunikimet e saj me Edi Ramën, t’ju bëjë të ditur shqiptarëve, të informojë shqiptarët për ‘peshkun e madh’, të informojë shqiptarët me ç’rast i dorëzove Edi Ramës 460 mijë euro', u shpreh Berisha ditë më parë gjatë një mitingu për simpantizantët e tij. 

Por Berisha duket se është tërhequr nga deklarata e tij duke krahasuar kreu-n e SPAK, Altin Dumanin me të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumanin dhe se nuk mund t'i kërkojë Kryemadhit të bëhet e penduara e kësaj drejtësie.

''Zonja Kryemadhi është politikane që në rininë e saj. Çdo politikan duhet të qëndrojë transparent dhe të bëjë transparencë para të gjithash publikut. Përgjigje më të mirë s’mund të ketë, kur krahasova Nuredinin me Altinin. Aa sa të thuash se Monika të kthehet në të penduar të Altinit (Dumanit)! Po ti nuk mund të ma thuash këtë dhe unë nuk mund t'ja them kurrë këtë.', u shpreh Berisha./Versus.al

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: