POLITIKË /

Kushtetuesja rrëzoi padinë për listat e hapura, reagon Lapaj: Nuk ndalem derisa të rrëzojmë sistemin e kryetarëve

Shkruar nga Versus

Kushtetuesja rrëzoi padinë për listat e hapura, reagon Lapaj: Nuk

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë padinë e partive të vogla për hapjen 100 për qind të listave të deputetëve.

Pas këtij vendimi ka reaguar edhe drejtuesi i ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj.

Ky i fundit ka reaguar në Facebook, ku shkruan se nuk do të ndalet deri sa të rrëzojë sistemin e kryetarëve të partive.

Lapaj shprehet se Kushtetuesja humbi një shans të artë për të treguar se është e pavarur nga politika.  

‘Sot, Gjykata Kushtetuese humbi një mundësi të artë për të dëshmuar pavarësinë nga politika. Sot, Gjykata Kushtetuese vendosi kundër hapjes së sistemit zgjedhor.

Personalisht, unë besoj te institucionet dhe punoj që ato të forcohen. Për këtë arsye, atë që nuk arriti ta garantojë gjykata, ne do ta arrijmë politikisht. Ne nuk do të ndalemi derisa të rrëzojmë SISTEMIN e KRYETARËVE.

Ndëshkojeni me votën tuaj masive këtë sistem të kalbur të KRYETARËVE!

Vota juaj është vendimi final! E keni ju në dorë ti lini apo ti shpartalloni’, shkruan Lapaj.

Poll