
Pasi Gjykata Kushtetuese e shpalli të paligjshëm mbylljen e rrjetit social TikTok në prag të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, kryeministri Edi Rama ka reaguar me një postim në rrjetin social X.
Sipas tij, 90% e prindërve dhe mësuesve shqiptarë ishin dakord me mbylljen e TikTok-ut. Ndërsa thekson se aplikacioni u rihap me masa shtesë sigurie dhe tanimë prindërit dhe mësuesit ndihen më të lehtësuar.
“Gjykata Kushtetuese mendoka që 90% e prindërve dhe mësuesve shqiptarë ishin gabim kur kërkuan mbylljen e TIKTOK-ut! Fatmirësisht ne e rihapëm TIKTOK-un falë mirëkuptimit që gjetëm tek kompania për masat extra që u morën prej saj, pikërisht falë mbylljes, se të ishte për Gjykatën Kushtetuese, s’do ishte mbyllur fare dhe as masat pozitive s’do kishin ardhur dot!
Falë asaj mbylljes sot prindërit dhe mësuesit mund të jenë pakëz më të lehtësuar, ndërsa falë këtij vendimi që s’dua t’ia ve emrin që ka, shpifësit mund të ndjehen të inkurajuar!”- shkruan Rama. Versus.al


