
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste është mbledhur ditën e sotme për të diskutuar lidhur me seancat plenare që do të mbahen në javën e fundit të sesionit parlamentar.
Kreu i grupit, Bledi Çuçi informoi deputetët për çështjet dhe projektligjet që do të diskutohen gjatë seancës plenare që do të zgjasë dy ditë në Kuvend, të enjten dhe të premten për shkak të numrit të lartë të akteve.
Në rendin e zhvillimeve në Kuvend janë parashikuar edhe dy interpelanca me ministrat Gonxhaj e Mete, raportet vjetore të disa prej institucioneve të Drejtësisë dhe projektligjet për "Për Policinë e Shtetit"; “Për rregullimin e prodhimit, tregtimit, kërkimit dhe zhvillimit të armëve, municioneve, pajisjeve dhe teknologjive ushtarake”.
Ndërkohë, Çuçi u bëri me dije deputetëve socialistë se propozimet për ndryshimet në Kodin Zgjedhor janë ende në nivel diskutimi politik me përfaqësuesit e PD dhe më pas do të paraqiten në Kuvend për miratim. Versus.al







