POLITIKË /

Kuvendi rrëzoi kërkesat e PD për komisionet hetimore për AKSHI-n dhe Rrugët, demokratët e ankimojnë në Kushtetuese

Kërkesa mban firmat e 46 deputetëve të opozitës dhe argumenton në detaje shkeljet kushtetuese

Shkruar nga Versus

Kuvendi rrëzoi kërkesat e PD për komisionet hetimore për

PD ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese rrëzimin e komisionit hetimor për AKSHI-n dhe komisionit hetimor për rrugët nga Kuvendi.

Selia blu njoftoi se, “Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Kuvendit, i cili refuzoi ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare për kontratat e investimeve në infrastrukturën rrugore dhe për kontrollin e ligjshmërisë së funksionimit të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI)”, thuhet në një njoftim për mediat.

Kërkesa mban firmat e 46 deputetëve të opozitës dhe argumenton në detaje shkeljet kushtetuese që, sipas saj, ka kryer Kuvendi duke mos pranuar ngritjen e mekanizmit kryesor parlamentar për transparencë dhe llogaridhënie, siç janë komisionet hetimore.Versus.al

Poll