POLITIKË /

Largimi i Nikollës si kryetare parlamenti, reagon Spiropali: Qëndrove në lartësinë dhe dinjitetin që i takon atij posti

Nikolla theksoi se arsyeja e vetme që e çoi në marrjen e këtij vendimi ishin arsyet shëndetësore

Shkruar nga M.H
Largimi i Nikollës si kryetare parlamenti, reagon Spiropali: Qëndrove
Elisa Spiropali dhe Lindita Nikolla

Lindita Nikolla ka dhënë dorëheqjen mbrëmjen e djeshme nga posti i kryetares së parlamentit ku shërbeu prej 3 vjetësh.

Nikolla theksoi se arsyeja e vetme që e çoi në marrjen e këtij vendimi ishin arsyet shëndetësore, duke mos lënë kështu vend për aludime.

Për largimin e kryetares bëri një reagim në rrjete sociale, ministrja Elisa Spiropali, e cila u shpreh se Lindita Nikolla e kishte përfaqësuar në mënyrë të përkryer postin e saj.

Mirënjohje dhe Respekt për Lindita Nikollën

Kuvendi, posaçërisht vitin e fundit parlamentar, është kthyer shpesh në shesh përsheshi fjalësh, flakadanësh, tymi e zjarri.

Lindita qëndroi në lartësinë, dinjitetin dhe drejtësinë që i takon asaj detyre.

Grua, mike, kryetare, shumë përqafime për Ty”, shkroi Spiropali./ Versus.al

 

 

Poll