Nuk numërohen më me gishtat e njërës dorë, deputetet që ju është dashur të lënë sallën e Kuvendit, për të provuar qelitë. Në 30 vitet e fundit, historia e politikës shqiptare ka qenë jo pak bujare me episode të tilla. Ervin Salianji është i fundmi në listën e gjatë, kryesisht "rozë", të ligjvënësve që janë dënuar nga drejtësia. Versus. al sjell një histori të shkurtër dhe të përmbledhur të ish-deputetëve e ish-ministrave që kanë patur fatin të provojnë prangat e qelitë.
Fatos Nano, në 1993, u burgos pasi u akuzua për korrupsion dhe abuzim detyre. Gjykata e dënoi për skandalin "Arsidi" dhe për abuzim me ndihmat që vinin nga për abuzim me ndihmat e shtetit italian. Nano u dënua me 12 vite burg, por në 1997 u lirua gjatë trazirave dhe disa muaj më vonë ai u kthye në detyrën e kryeministrit deri në 2005.
Arben Lika ish-deputeti demokrat u akuzua për korrupsion dhe në vitin 1994 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë votuan për heqjen e imunitetit për t’i hapur rrugë drejtësisë për hetime. U dënua me burg dhe në 1997 fitoi pafajesinë.
Gafurr Mazrreku në 1997 plagosi me armë Azem Hajdarin në Kuvend, u denua me 8 vjet burg. Ish-deputeti socialist plagosi me 5 plumba në sallën e parlamentit deputetin e PD-së Azem Hajdari, në shtator të vitit 1997. Mazreku vuajti 5 vite heqje lirie dhe më pas u lirua me amnisti nga qeveria “Nano”. Në vitin 2005 ndërroi jetë pas një infarkti.
Safet Zhulali, ish-deputet i PD dhe ish-ministër i Mbrojtjes gjatë Presidencës së Berishës u arrestua më 22 gusht të 1998 nën akuzën e “krimeve kundër njerëzimit”, për ngjarjet e trazirave të vitit 1997 në Jug të vendit, ku u dhanë urdhëra për të sulmuar me armë zjarri, të lehta dhe të rënda popullatën civile. Zhulali u dënua bashkë me pesë drejtues të lartë gjatë qeverisjes së demokratëve, por dënimi i tij zgjati pak, deri në korrik të vitit 2000.
Spiro Ksera, ish-ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale, ish-antar i kabinetit Berisha, u arrestua për shpërdorim detyre për një tender rreth 30 milion lekë dhe më pas u dënua me 1,8 vite burg. Ish-ministri u arrestua më 29 janar të vitit 2016.
Mark Frroku, Ish-deputeti demokristian i qarkut Shkodër (rrethi Pukë), , por aleat i të majtëve në pushtet, u arrestua më 26 Mars 2015 bashkë me ish-deputetin socialdemokrat Tom Doshi për çështjen e inskenimit të atentatit nga Durim Bami. Fillimisht për kallëzim të rremë dhe më pas për çështjen e një vrasjeje në Belgjikë në vitin 1999 të Aleksandër Kurtit, në konflikte për aktivitete ilegale. Gjykata e shpalli të pafajshëm për këtë ngjarje, por e shpalli fajtor për pastrim parash, pasi nuk justifikonte rreth 3 milion euro pasuri. Dënimi ishte me 7.5 vite burg nga shkalla e parë dhe më tej u bë në 6 vite burg nga Apeli. Pas disa vitesh ai u la i lirë.
Saimir Tahiri ish-ministri i Brendshëm socialist, nisi të hetohej që në 2017, si pasojë e dosjes “Habilaj” të Antimafias së Katanias në Itali. 5 vjet më vonë, Apeli i Posaçëm i GJKKO-së e dënoi Tahirin, më 4 shkurt 2022, me 3.4 vite burg. Tahiri u lirua një vit më pas, pasi Gjykata pranoi kërkesën për shkaqe shëndetësore të bashkëshortes së tij.
Lefter Koka, ish-ministri i Mjedisit, deputet i PS dhe LSI, u burgos pas akuzave për korrupsion në lidhje me tenderët e impianteve të përpunimit të mbetjeve. Në momentin e arrestimit, 14 Dhjetor 2021, ai ishte ende deputet i PS, teksa u denoncua për skandalin e inceneratorëve Elbasan dhe Fier, kur ishte ministër, vitet 2013-2017 me LSI. GJKKO e dënoi me rreth 7 burg me gjykim të shkurtuar dhe përfundimisht me rreth 5 vite izolim për Elbasanin dhe 10 vite për Fierin, me 7 vite gjykim i shkurtuar.
Alqi Bllako, ish-deputeti socialist u arrestua më 31 Mars 2022 për çështjen e inceneratorit të Fierit, teksa u hetua edhe për rastin e Elbasanit. Në periudhën e koncesionit ai ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Mjedisit, ku u akuzua se ka firmosur për inceneratorët. Bllako mori pafajësi për Elbasanin, por u shpall fajtor për Fierin, ku kishte emëruar drejtor të inceneratorit babanë e tij. Ai u dënua me 4 vite burgim, që u konvertua nga gjykimi i shkurtuar prej GJKKO në 2 vjet e 8 muaj burg.
Deputetët që u jane hequr mandatet, por më pas prokuroria i ka pushuar cështjet
Ilir Meta në 1992 dhe në 2011 Organizim proteste, korrupsion. Çështja u pezullua për mungesë provash.
Sali Berisha, 1998 për ngjarjet e 14 shtatorit, akuza u pushua nga prokuroria.
Pjeter Abnori per ngjarjet e 14 shtatorit akuza u pushua nga prokuroria.
Leonard Demi për ngjarjet e 14 shtatorit, akuza u pushua nga prokuroria.
Vili Minarroli për ngjarjet e 14 shtatorit, akuza u pushua nga prokuroria.
Shaban Memia për ngjarjet e 14 shtatorit, akuza u pushua nga prokuroria.
Jemin Gjana për ngjarjet e 14 shtatorit, akuza u pushua nga prokuroria.
Nikoll Lesi 2004 nxjerrje të sekretit shtetëror. Kerkesa për heqjen e mandit u refuzua por prokurori pushoi çështjen.
Lulzim Basha 2007 Abuzim me detyrën korrupsion çështja u pezullua për kalim afati.
Fatmir Mediu 2008 Abuzim me detyren korrupsion, çështja u pezullua për kalim afati.
Hajrulla Paturri 2008 Akt dhune në ndeshje futbolli Akuza u pushua nga vetë prokuroria
Andis Harasani 2008 U akuza për dhunë ndaj gardës. U hoq mandati por prokoroia pushoi akuzën
Nikollaq Neranxi për korrupsion, evasion fiskal cështja u pezullua për tejkalim afati
Dritan Prifti 2011 Abuzim me detyren. Akuza u pushua nga vete prokuroria.
Tom Doshi 2012 për ngjarjet e 21 janarit cëshja u pezullua për tejkalim afati.
Taulant Balla 2012 për ngjarjet e 21 janarit cëshja u pezullua për tejkalim afati
Besnik Bare për ngjarjet e 21 janarit cëshja u pezullua për tejkalim afati.
Nikollaq Neranxi - Në listën e deputetëve që humbën imunitetin përfshihen edhe sipërmarrësi i njohur, i akuzuar për korrupsion dhe evazion fiskal në vitin 2008;
Ilir Beqja, ish-deputeti i PS humbi imunitetin e më pas edhe mandatin në vitin 2011, pasi akuzohej se kishte shkelur Kushtetutën.
Mark Frroku e dorëzoi imunitetin e deputetit në vitin 2015, pasi ishte arrestuar si i akuzuar për përfshirje në aktivitet kriminal në të shkuarën e tij.
Koço Kokëdhima e humbi mandatin e deputetit në vitin 2016. Mazhoranca votoi pro heqjes së imunitetit të tij pasi u akuzua se ka shkelur Kushtetutën duke përfituar fonde.
Në kërkim
Arben Ndoka nuk u arrestua gjatë mandatit të deputetit pas zgjedhjeve të vitit 2013, ai e humbi atë dy vite pas zgjedhjes, në vitin 2015, si pasojë e Ligjit të Dekriminalizimit. Arben Ndoka, i zgjedhur nën siglën e PS, ishte dënuar në Itali për prostitucion dhe nuk e kishte deklaruar. Në vitin 2018 u arrestua për çështjen e 30 ha tokë te “Rana e Hedhun”, në dosjen e skandalit të tokave bashkë me familjarët e tij, me vlerë tregu 50 milion euro, tashmë e sekuestruar. Ai u lirua më pas. Aktualisht ish-deputeti është në kërkim për dosjen “Revanshi”, ku në përgjime rezuton i lidhur me grupe të rrezikshme kriminale si dhe i vendosur për të vrarë Durim Bamin. Ndoka dyshohet se fshihet në Dubai.
Arben Ahmetaj më 14 korrik 2023, Kuvendi i Shqipërisë votoi në shumicë për heqjen e imunitetit ndaj deputetit që mbante më heret dhe detyren e ish-zv.Kryeminsitrit. Me 117 vota pro dhe 3 abstenim, mazhoranca dhe opozita vendosën kështu t’i heqin imunitetin Arben Ahmetajt për t’i hapur rrugë SPAK për arrestimin e tij. Arben Ahmetaj akuzohet për përfshirje në aferën korruptive me inceneratorët. Por Ahmetaj, nuk pritipërballjen me drejtësinë, duke u larguar dhe kërkuar azil në Zvicër
Në proces
Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike, njëherësh ish-kryministër e ish-President ka përpara vetes një proces gjyqësor që pritet të nisë së shpejti. Zyrtarisht ai është i pandehur për akuzën e korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë të kryer në bashkëpunim. Sali Berisha qëndron në “Arrest shtëpie” që prej 30 dhjetorit 2023, pas nisjes së hetimeve mbi privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”. A do të jetë Berisha një tjetër ish kryministër që do të provojë qelinë...?







