POLITIKË /

Mandati i Xhaçkës/ Bardhi: Deklarata e Çuçit e papranueshme. Nuk po zbatojnë vendimin e GJK, SPAK të veprojë

Shkruar nga Versus
Mandati i Xhaçkës/ Bardhi: Deklarata e Çuçit e
Gazment Bardhi

Në një dalje për media kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka dënuar deklaratën e grupit të PS-së Bledar Çuçit në lidhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës.

Bardhi u shpreh se kjo deklarate e bërë nga një përfaqësues i mazhorancës e çon vendin në kushtet e mosbindjes civile dhe i bëri thirrje SPAK të veprojë pasi mos zbatimit i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese përbën vepër penale.

Bardhi: Nëse mazhoranca ka vendosur të injorojë kushtetutën, vendimet e GJK praktikisht ne jemi në diktaturë.

Kanë rënë parimet bazë të funksionimit të shtetit ligjor dhe kjo deklarate e bërë nga një përfaqësues i mazhorancës e çon vendin në kushtet e mosbindjes civile.

Nëse secili prej nesh e le në vlerësimin e tij nëse do të duhet apo jo të zbatojë një vendim gjykata këtu ka rënë sistemi

Dua të sjell në vëmendjen tuaj që sot kryetari i PD mbahet në arrest për shkak se pretendohet se nuk ka zbatuar një vendim gjykata.

Ndërkohë Rama për ti ardhur në mbrojtje shkeljes së ligjit nga një shoqe ose shok sic tha Çuçi jo vetëm nuk pasoja të ngjashme, por me arrogancë ja thonë publikut me arrogancë

Thirrja ime shkon për SPAK që moszbatimi i vendimit të GJK është vepër penale.

Kjo vepër penale është konsumuar nga përfaqësuesit më të lartë i mazhorancës dhe unë pres që të ndiqet i njëjti standard./Versus